Kunata kap “mat” nusen me dashnorin në krevat

Një i moshuar nga Kopliku ka vendosur pavarësisht turpit, që të rrëfejë historinë e tij të sikletshme të tradhëtisë dhe poshtërimit që po i bën nusja e djalit familjes dhe fëmijëve të saj.

Zef Nacaj nga Kamica e Koplikut tregoi sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 se djali i tij Peri 32-vjeçar vendosi të emigrojë 4 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Prindërit dhe familjarët prej pak kohësh kanë konstatuar se nusja ka nisur një tjetër lidhje dashurie, por nuk është kjo drama që po përjetojnë. Ata kanë vërtetuar gjithashtu se ajo e ka bërë të dashurin pjesë të shtëpisë dhe kryen me të veprime të turpshme në sy të dy fëmijëve të vegjël 9 dhe 5 vjeç.

Në videon që ka sjellë vetë familja e burrit të saj duket momenti ku kunata hyn në dhomë dhe gjen nusen e vëllait në dhomë me të dashurin.

Fëmijët plasën duke qarë e përfunduan në ambulancë”, ka treguar gjyshi i fëmijëve, duke u dridhur. Ai thotë se nusja e djalit nuk e meriton t’i ketë fëmijët dhe kërkon drejtësi.

Komente