Zgjedhjet vendore, të rejat e fundit nga Tirana

Tirana e cila është bashkia më e madhe në vend, ende nuk ka nisur numërimin e kutive te votimeve. Kjo vonesë ka qënë për shkak se të gjitha kutitë do të transportohen nëpër KZAZ përkatëse, pasi nuk ka pasur votim elektronik.

Nderkohe, Veliaj pak me pare ka uruar Blerim Sheran i cili k fituar me 75% të votave në Vorë, ndrësa Veliaj e ka uruar ndërsa falënderon qytetarët për besimin e Partisë Socialiste.

“Fitorja e dytë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 74 % Bashkinë e Vorës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.

Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.

Komente