Nusret Gokçe i njohur si “Salt Bae”, që po bën bujë me videot e tij, ai mori famë në fillim të këtij viti pas një videoje ku priste mishin në mënyrë të veçantë e më vonë mori emrin “Salt Bae” nga mënyra si e hidhte kripën tërë delikatesë.
Nusret është i famshëm mes VIP-ave me famë ndërkombëtare si Leonardo DiCaprio, Rihanna, Tyga etj.
Ai ka disa restorante në Turqi, Dubai e Abu Dhabi dhe së shpejti do të hapë edhe në Tiranë pasi Leonard Kastrati, djali i biznesmenit shqiptar Shefqet Kastrati ka vendosur të hapë restorant me kuzhinierin e famshëm.