“Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina”. Roberto Mancini para finales së Kampionatit Europian në “Wembley”, midis Italisë dhe Anglisë, gjithashtu gjeti kohë të bëjë shaka me lojtarët e tij për t’ua lehtësuar sadopak tensionin. Pastaj kthehet për të diktuar formacionin startues ndaj “Tre Luanëve”.
Ai fshin emrin e Spinazzola, pas disa të qeshurave, dhe fillon përsëri: “Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Federico”. Më pas fjalimi motivues: “Nuk kam asgjë më shumë për t’ju thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ne jemi zotër të fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”.