Që nga viti 2019 kur filloi pandemia e koronavirusit, kemi mësuar më shumë rreth virusit, se kush rrezikohet më shumë, se si duhen trajtuar pacientët e COVID-it dhe se si funksionon virusi.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, studiuesit po mësojnë gjithashtu se si virusi manipulon sistemin imunitar të trupit dhe se si i shmang mekanizmat e tij mbrojtëse.
Kur një virus depërton në trupin e njeriut, sistemi imunitar fillon menjëherë ta sulmojë.
Por, COVID-19, duket se ka aftësinë t’i shmanget sistemit tonë imunitar.
Michaela Gack drejton qendrën kërkimore në Klinikën Cleveland në Florida.
Ajo e krahason sistemin imunitar me sistemin e alarmit të shtëpisë që arrin ta çaktivizojë grabitësi.