Zgjedhjet, PS fiton në këto qytete

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë publike rezultatet e votimit në bashkinë e Vorës, ku qytetarët votuan ditën e sotme elektornikisht. Në garë ishin kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha, dhe kandidati i Partisë Socialiste Blerim Shera.
Fitues eshte shpallur Blerim Shera.

Gjithashtu PS ka dal fituese edhe ne Kamez. Në garë ishin kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha i cili mori 13094 vota, kandidati i Partisë Socialiste Rakip Suli 23657 dhe kandidati i PD-së Bilbil Bajraktari 1653.

Kandidati i partise Socialiste ne Elbasan rezulton fitues, Gledjan Llatja i PS kryeson me 55.03%, kurse Luçiano Boçi ka marrë 44.97%.

Komente