Dita e shtunë do të jetë e fundit për një nga telenovelat më të ndjekura, ‘Fate të kryqëzuara’ e cila transmetohet prej dy vitesh në Tv Klan. Por si përfundon kjo telenovelë?
Xhansu shërohet plotësisht, pas trajtimit. Demiri surprizon Hazallin duke e çuar në një dhomë me qirinj e petale.Hazalli bëhet gati të arratiset me Demirin. Teksa ajo fut rrobat në valixhe, Dilara hyn në dhomë. Ajo mundohet ta bindë, por Hazall është e vendosur.
Dilara telefonon Xhihanin dhe ata diskutojnë mbi çështjen e Hazall. Policia arreston Demirin.
Asuman vjen me një frymë në shtëpinë e Xhihanit dhe i thotë atij dhe Dilarës se ka mësuar një të vërtetë të tmerrshme.Në këtë moment Hazall po zbret dhe dëgjon zërin e shqetësuar të Asuman. Ajo afrohet për të dëgjuar bisedën e tyre.
Asuman i thotë Xhihanit dhe Dilarës se ai që ka planifikuar vrasjen e Harun ka qenë Demiri. Hazall e dëgjon këtë. Asaj i bie të fikët.3 muaj më pas: Xhihan dhe Dilara kanë vendosur të martohen. Ditën e dasmës, Xhihan dërgon dikë për të vrarë Demirin.