Guardiola në lidhje intime me të dashurën e Pique?

Pep Guardiola së fundmi ka përfunduar nën akuzë teksa mediat flasin për një marrëdhënie sekrete mes spanjollit dhe të dashurës së re të Gerrard Pique, Clara Chia Marti.

Ish-tekniku i Barcelonës dhe ish-mbrojtësi ruajnë një raport shumë pozitiv prej kohës kur bashkëpunonin tek skuadra katalanase, por këto zëra duket se mund të vendosin në dyshim serioz raportin e së ardhmes mes dyshes.

Sipas informacioneve të fundit, Guardiola dhe e dashura e Pique, Clara janë njohur në shkollën e fëmijëve të Guardiolës teksa tashmë mbetet edhe për t’u parë si do të ndikojë ky thashethem në martesën e teknikut të Cityt me bashkëshorten e tij, Cristina Sierra. Çifti ka qenë së bashku për 27-vite teksa janë njohur së bashku prej moëshs së adoleshencës.

Komente