Bitcoin, zhduken 500 miliardë dollarë, tronditet kriptomonedha

Ka mjaftuar nje tweet i Elion Musk, pronar i Teslas, i cili deklaroi se, Bitcoin nuk do te pranohet nga kompania jone, per shkak te ndotjes se mjedisit.

Kjo beri qe shume investitore te humbasin miliona dollare si dhe besimin tek investitoret e tjere te kriptomonedhes. Ethereum, monedha e dytë më e madhe, u fundos me më shumë se 42%, ndërsa monedha që lindi si parodi Dogecoin humbi rreth 45%. Kriptomonedhat u ngritën sërish gjatë të enjtes, por pa mundur të arrijnë nivelet e tyre kulminante, duke shkaktuar humbje te investitorët. Binance dhe Coinabse, dy platformat më të njohura për transaksionet, patën probleme teknike pas fluksit të madh për shitje.

E gjitha kjo ndodhi për shkak të rënies së çmimit të Bitcoin poshtë mesatares së saj, ku miliona njerëz nxituan për të shitur kriptomonedhat e tyre, e cila vinte nga dy shkaqe kryesore.Banka Qendrore Europiane nga krahu tjetër e ka cilësuar Bitcoin si aset “me gjurmë të mëdha karboni dhe përdorim të mundshëm për qëllime ilegale”, ndërsa paqëndrueshmërinë e çmimit si diçka shumë të rrezikshme për të investuar.



Komente