Ja pse kafeja e mëngjesit ju detyron të shkoni në tualet

E keni vënë re se në disa raste pasi keni konsumuar kafenë e mengjesit, ju shkohet në banjë?

Nëse keni menduar që fajin e ka kafeina, e keni gabim.

Për njerëzit të cilët kanë probleme me sistemin digjestiv kjo është mënyra më e mirë e zbrazjes.

Fjala është për ngritjen e nivelit të dy hormoneve – gastarina, e cila nxit peristaltikën e zorrëve dhe kolescistokina, e cila ndihmon në rregullimin e numrit të shkuarjes në tualet.

Statistikat kanë treguar që së paku një e treta e adhuruesve të kafesë kanë simptoma të njëjta.

Ky rast është simptomatik edhe te njerëzit të cilët pinë çaj, Coca Cola apo ndonjë pije tjetër që ka kafeinë. Çelësi është te kafeina, mirëpo ajo gjendet edhe në pijet e tjera, si prsh. Coca Cola, çaji e të ngjashme.

Deri tani nuk ekziston ndonjë shkak konkret përse bash kafeja “çon në tualet”, mirëpo është e qartë që ajo i ka disa laksativë në vete.

Komente