Zbulohet sëmumdja që i mori jetën Adelajdës

Policia e Tiranës ka reaguar për mediat pas lajmit që gazetarja Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se ish-konkurrentja e Big Brother vuante nga epilepsia, sëmundje e cila i mori edhe jetën mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.
Pritet vendimi i mjekut ligjor.

Po kush ishte Adela Xhamani

Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.

Adela ndërroi jetë sot në orën 04:00 të mëngjesit në moshë 31-vjeçare. Me profesion gazetare, Adela pritej të niste emisionin e saj më 15 nëntor në Fax News.

Xhamani ka qenë pjesë e “Big Brother Albania 2” duke qënë një ndër figurat më të pëlqyera nga publiku në atë kohë.

Ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit “Bluetooth” në “Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës “Who”.

Komente