Sherr masiv ne Laprake

Një sherr i rëndë ka ndodhur në Laprakë ku dy persona që po udhëtonin në dy automjete të ndryshme janë përfshirë në sherr. Dëshmi nga qytetarët tregojnë se dy shtetasit kanë ndaluar makinat dhe janë zënë me njëri –tjetrin.

“Burrat dolën nga makinat duke u zënë me shkopinj dhe leva hekuri në sy të familjarëve që kishin me vete”- shkruan JOQ.

Ngjarja ndodhi në Laprakë paraditen e sotme. Në të janë përfshirë edhe femrat që udhëtonin me këta persona, të cilat janë futur për të ndarë sherrin. Bazuar në fjalët e dëshmitarit, disa prej tyre përfunduan me gjak në spital. 

Komente