Shëmbet shtëpia e Nexhmie Hoxhës (video)

IKMT ka shëmbur sot shtëpinë ku ka jetuar Nexhmije Hoxha. Punonjës të IKMT-së dhe të Bashkisë së Tiranës po nxjerrin sendet shtëpiake nga banesa.

Mësohet se banesa ndodhej në zonën ku do të kalojë projekti i Unazës së Madhe. Në këtë banesë Nexhmija jetoi që prej vitit 1994, deri ditën kur vdiq.

Kati i dytë i kësaj banese ka qenë streha e saj pas largimit nga ish Blloku. Këto ndërtesa më parë kanë qenë godina të ish-reparteve ushtarake dhe ish-pularisë, dhe banorët një pjesë i kanë privatizuar.

Komente