Pësojmë një humbje që nuk e meritonim në fushë

Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër humbje pas asaj me Skocinë, kësaj here na mund Izraeli me rezultat 2-0.

Ajo cka tregoi shqiperia ne fushe nuk ishin aspak pasqyrim i rezultatit, dominim total i ekipit tone.
Ishte minuta e 8 e pjeses se pare ku lojtari i Izraelit Hemed shfrytezon shume mire nje dalje te gabuar e mbrojtjes dhe vetem me portjerin perballe shenon golin e pare te lojes.

Diferencat mes dy ekipeve kanë qenë të mëdha, ku vlen të theksohet përqindja e qarkullimit të topit, 67% me 33 %.

Por në fund fitorja i takon atij ekipi që shënon, e Izraeli shënoi sërish në të 83-tën, pas një goditjeje dënimi ku Dia Saba goditi një top drejt portës kuqezi, e që u devijua nga një prej mbrojtësve që e bëri të pamundur për Strakoshën të ndalte sferën e rrumbullakët të shkonte në rrjetë.

Komente