Një tjetër gardist gjendet i vdekur, dyshohet se ka vrarë veten

Rreth orës 23:00, të mbrëmjes të ditës së Hënë në ambientet e Gardës se Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Për hetimin e rastit u ngrit një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes. top channel

Komente