Monika Kryemadhi flet per operacionin je qafen e mitres.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi rrëfeu se prej pesë vitesh vuante nga kanceri i qafës së mitrës, arsye përse iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale disa javë më parë.

“Ndjehem shumë mirë falë mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm. Dua t’i bëj thirrje të gjithë vajzave të reja shqiptare, të paguajnë vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës; mjekësia nuk është të kurosh, por të parandalosh. Kalova një proces shumë të vështirë shëndetësor, kisha 5 vite që e mbaja nën mbikëqyrje, por doktorët kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme dhe ishte e vështirë pasi mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit, 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro.”

Kanceri në fjalë e ka zanafillën në qafën e mitrës dhe raportohet të jetë lloji i dytë më i zakonshëm te gratë. Disa nga simptomat më karakteristike të tij janë: gjakderdhje jo e rregullt midis cikleve menstruale, gjakderdhje vaginale pas marrëdhënies seksuale, dhimbje mesi ose në fundin e barkut, lodhje, humbje peshe dhe oreksi, parehati vaginale ose sekrecione, dhimbje gjatë aktit seksual e të tjera.

Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet kontrollimit dhe vaksinimit. Aktualisht janë në dispozicion disa lloje testesh: Pap testi, kontrolli pamor me acid acetik/VIA, testimi për HPV me rrezik të lartë, si dhe kolposkopia. /Anabel

Komente