Lajm i keq për ju që dispononi një iPhone 6

Apple prezantoi versionet e fundit të sistemit operativ mobile iOS 13 për iPhone dhe sistemin e ri operativ iPadOS për linjën iPad. Por ndryshe nga iOS 12 që funksiononte me çdo pajisje e cila kishte të instaluar iOS 11, kësaj here jo të gjitha pajisjet iOS 12 do të mund të kalojnë në iOS 13 dhe iPadOS.

iOS 13 do tek këto pajisje:

iPhone XS
iPhone XS Max
iPhone XR
iPhone X
iPhone 8
iPhone 8 Plus
iPhone 7
iPhone 7 Plus
iPhone 6S
iPhone 6S Plus
iPhone SE
iPod Touch (Gjenerata e Shtatë)
Nga lista i vitit të kaluar janë përjashtuar iPhone 5S, iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPod Touch (gjenerata e gjashtë), të cilët vitin e kaluar morën iOS 12.

Loading...

Në lidhje me sistemin operativ të ri për tabletët iPadOS, pajisjet e mbështetura janë:

iPad Pro (12.9-inç)

iPad Pro (11-inç)

iPad Pro (10.5-inç)

iPad Pro (9.7-inç)

iPad (Gjenerata e 5)

iPad mini (Gjenerata e 5)

iPad Mini 4

iPad Air (Gjenerata 3)

iPad Air 2

Ata që nuk do të marrin iOS 13 janë iPad Air dhe iPad Mini 2 të cilët morën iOS 12. Së fundi watchOS 6 do të jetë i disponueshëm Apple Watch Series 1, Series 2, Series 3 dhe Series 4 edhe pse kompania paralajmëron se jo të gjitha funksionalitetet nuk do të jenë të disponueshme.

Të tre përditësime ofrohen në beta publike për zhvilluesit nga dita e sotme me betat publike në Korrik dhe debutimi final në Vjeshtë.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente