Skandal, gruaja pas Putinit vjedh medaljen (video)

Franca u shpall Kampione Bote për herë të dytë, pasi mundi Kroacinë me rezultat 4-2.

Por gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve është filmuar një “incident” dhe filmimet e këtij çasti po çmendin rrjetin.

Një grua që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin, është kapur nga kamerat teksa merr një medalje dhe e fut në xhep.

Video e postuar ne Tëitter, ka bërë me pas xhiron e rrjeteve, me pyetjen, “nuk di a e pashe vetem une kete?”.

Tashmë kjo ngjarje pritet të vërtetohet dhe nëse bëhet fjalë për vjedhje gruan e pret një dënim i rëndë.

Komente