Dybala: Ende nuk jam rikuperuar në 100%

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka pranuar se akoma nuk është rikuperuar qind për qind pas betejës së gjatë me coronavirusin.

Argjentinasi kishte rezultuar disa herë pozitiv gjatë një periudhë 46 ditore kur më në fund u shërua nga COVID-19, ndërkohë që Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi ishin rikuperuar shumë më shpejt.

“E kam pasur coronavirusin, mirëpo ndihem shumë më mirë tash. Akoma nuk jam 100 për qind, por jam shumë mirë”.

“Jemi kthyer në stërvitje dhe futbolli po kthehet, prandaj së shpejti do të jemi në gjendje ta bëjmë atë që e duam më së shumti”, ka deklaruar Dybala gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ‘Gamers Without Borders Instagram Live’.

Tre muaj që nga pezullimi, futbolli italian po kthehet me ndeshjen e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit që do të zhvillohet më 12 qershor, ndërsa Serie A do të nisë më 20 qershor.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente