I zhvati 60 milionë lek, biondja tregon në gjykatë se nuk e njeh 30-vjecarin

Është zbërthyer historia e dashurisë virtuale mes drejtorit të postës në Durrës dhe bjondes në Facebook.

Ajo është Enertila Beqja dhe i zhvati 60 milionë lek të dashurit të saj virtual Barush Ahmeti.

Por Enertila ishte shumë larg bjondes së bukur në Facebook me të cilën u dashurua 30 vjeçari.

Në fakt, 27-vjeçarja me lekët e marra ka menduar për shtëpinë. Më të marrë denoncimin policia e Durrësit ka zbarkuar në familjen e Enertilës.

Që nga televizorët plazëm, e deri te Iphone 7 plus, gjithçka që ka gjetur janë sekuestruar nga uniformat blu.

Nisur dhe nga deklarimet e Ahmetit të bëra në polici, ndër sendet e tjera të sekuestruara janë tre TV plazëm, një pistë vrapimi, kolltuqe dhe divane, frigorifer, lavatriçe, lavastovilje, si dhe orendi të tjera, të cilat pretendohen se janë blerë nga i dashuri i saj virtual, shkruan GSH.

Gjithashtu, policia e Durrësit ka bllokuar dhe të gjitha veshmbathjet e vajzës në banesën e saj në Manzë, bizhuteritë (varëse, ora, vëth).

Por në seancën e gjyqit, Enertila Beqja ka deklaruar se nuk e njeh 30-vjeçarin

“Nuk e njoh fare këtë person. Nuk kam kontakt me të. Barushi s’më ka blerë mobilje shtëpie, i kemi blerë me shpenzimet tona, me kempin e mamit”, tha ajo.

Komente