Greta Koçi përfshihet në një skandal

Xhaxhai i motrave Greta dhe Eni Koçi është përfshirë në një mashtrim. Ai akuzohet se në këmbim të 5 mijë eurove premtonte viza për në Kanada.

I.Koçi shfrytëzonte famën e mbesave, pasi mashtronte njerëzit duke u thënë se do t’i paraqiste si pjesë të grupit muzikor të mbesave të tij.

Mësohet se 5 persona, të cilët, pasi kanë dhënë pagesën e parë prej 3 mijë eurosh, nuk kanë pasur asnjë kontakt nga xhaxhai i këngëtareve dhe në këto kushte u janë drejtuar policisë së Tiranës për të bërë kallëzim për rastin e mashtrimit.

Tashmë çështja është në hetim nga organi i akuzës, ku mësohet se L.Koci premtonte t’i fuste qytetarët e mashtruar si pjesë të bandës muzikore të Greta Kocit gjatë koncerteve që këngëtarja do të mbante në Kanada.

Pritet që në prokurori të thirret edhe këngëtarja Greta Koçi për të mësuar nëse ajo ka pasur dijeni për mashtrimin e kryer nga ana e xhaxhait të saj.

Komente