Ja ku voton De Biasi

Gianni De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit, por nënshtetësia shqiptare i jep strategut me origjinë italiane të drejtën që të votojë sot në Tiranë.

Kjo do të jetë hera e parë që De Biasi do të votojnë një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”. Strategu italian është shprehur se do të
shkojë të votojë, natyrisht, pa treguar se për kë.
Ai është në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në Kombëtare: Abrashi, Aliji dhe vëllezërit Ajeti, janë gjithashtu pjesë e votuesve në Njësinë Nr.3 në Tiranë.

Në bazë të listave të votuesve, De Biasi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

Ish-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë Bashkiake numër 3 në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.

Komente