Urabani i “Tiranës së re” aksidenton bicikletën

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotshëm, ku një autobus ka përplasur një biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Autobusi i përket bashkisë dhe më konkretisht linjës së “Tiranës së Re”. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me zhvillimin e ngjarjes.

Kalimtarët bëjnë me dije se i plagosur ka ngelur personi që udhëtonte me biçikletë dhe dyshohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Komente