Tirana për herë të parë në histori bie në kategorinë e parë

Tirana ky ekip legjendar, për herë të parë në histori bie nga Superliga, është e pabesueshme, ekipi më me shumë titull në Shqipëri bie në kategorinë e parë.

Ndeshja mes Vllaznise dhe Tiranes perfundoi me rrezultatin e barabarte 0-0 ky rezultat shpeton Shkodranet, pasi kishin 1 pike me shume se kryeqytetasit.

Pjesa e parë ishte e gjitha nën diktatin e Vllaznisë që zotërojë lojën duke krijuar disa raste për shënim. Ndërsa 45 minutat e dyta ishte Tiranë më kërkues, ku me kalimin e minutave tentuan të provojnë më shumë drejt portës së Vllaznisë, por pa mundur të shënonin golin e mbijetesës.

Në fundin e ndeshjes nuk mungoi dhe tensioni mes lojtarëve, ku arbitri ndëshkoi me të kuqe nga Pjeshkën e Vllaznisë dhe Cisse për Tiranën.

Laçi e Flamurtari bënë detyrën duke fituar në ndeshjen e fundit. Laçi siguroi mbijetesën me fitoren 2-1 ndaj Teutës, ndërsa Flamurtari fitoi pastër 0-3 ndaj Korabit.

Në dy ndeshjet e tjera që kishin vlerë vetëm statistikore. Skënderbeu-Partizani u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Luftëtari mundi kampionët e Kukësit, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat, pikërisht në javën e fundit, atëherë kur të gjitha synimet i kishte arritur.

Komente