Thirrje raciste kundër Kombëtares Shqiptare në Maqedoni

Në takimin kundër Maqedonisë pritet të jetë i gatshëm Armando Sadiku, i cili kaloi një gjendje gripale dhe nuk u aktivizua të shtunën. Misioni tani është ndeshja me Maqedoninë që do të luhet në stadiumin e vogël të Strumicës.

Gjashtë vite më parë një miqësore u zhvillua në Prilep ku pati probleme nga tifozeria vendase. Odise Roshi, që mbrëmë shënoi golin e parë, nuk ruan kujtime të mira të asaj kohe. Ai ishte në fushë dhe sjell ndërmend koret raciste.

“Atmosfera nuk ishte aq e mirë, pasi kishte disa thirrje raciste. Shpresojmë që kësaj here të jetë e qetë”.

Strumica u zgjidh si zona më e qetë. Kombëtarja do të mbështet nga pak më shumë se 400 tifozë. Synohet fitorja e tretë radhazi, por e rëndësishme është të mos largohen pa pikë.

“Për çdo ekip më e mira është 3 pikëshi, por kur del me pikë nga ndeshjet jashtë fushë është gjithsesi positive”, thotë Roshi.

Azdren Lullaku, i cili u aktivizua si sulmues kryesor me Lihtenshtejnin mendon se Maqedonia është një kundërshtar i fortë.

“Maqedonia do të jetë më e vështirë, sepse është një ekip më i mirë se Izraeli”.

Një fitore me Maqedoninë të martën do të forconte pozitat e Shqipërisë në vendin e tretë në grup. Stërvitja në ‘Elbasan Arena’ ishte e fundit e kombëtares në Shqipëri. Deri të hënën, ekipi do të stërvitet në Shkup.

Ndërkohë ndeshjen live në internet dhe në telefon mund ta shihni live të martën në albgoal.com

Komente