Spalleti: Te Juventusi do doja të mungonte Allegri

Luciano Spalletti mendon se Juventusi është një skuadër si gjithë të tjerat, që duhet mundur për të marrë 3 pikët e për të ruajtur vendin e parë në Seria A.

“Tani kemi një identitet dhe e dimë që mund të garojmë në nivele të larta. Për të arritur objektivat duhet të marrim sa më shumë pikë dhe çdo ndeshje duhet parë si mundësi për grumbullim pikësh. Për këtë arsye, do të shkojmë në Torino për të fituar”, tha trajneri i Interit.
Kur u pyet se cilin lojtar do të donte t’i hiqte Juventusit, Spalletti zgjodhi trajnerin kundërshtar: “Unë shikoj lojtarët e mi, maksimumi Juves do i hiqja Allegrin. Është shumë i mirë për të ndryshuar skuadrën gjatë ndeshjes”.

Komente