Meta ka deklaruar se “populli do armatoset nëse policia nuk i lidh këta zagarë. Do e armatos unë popullin”, tha Presidenti i ardhshëm referuar incidentit të regjistruar në fshatin Rraboshtë ku u dhunua i fshatit Gjovalin Gjini, njëherazi simpatizant i LSI.

“Pabesia e rilindjes nuk është rasti i parë. I kam dhënë emra konkret ministrit të Brendshëm, si dhe drejtorit të policisë së Lezhës. Mos e detyroni popullin të mblidhet para komisariatit. Nëse populli mblidhet i tregon vendin drejtorit të policisë. Ai është këtu për të mbrojtur qytetarët”, tha Meta,

Një paralajmërim i fortë ky, nga ana e presidentit të sapozgjedhur, bërë në hyrjen e spitalit të Lezhës, teksa vizitoi mbështetësin e LSI të dhunuar mbrëmë nga tre persona. 

Më herët Meta komentoi edhe rastet e incidenteve të fundit ku simpatizantë dhe zyrtarë të LSI janë dhunuar dhe për këtë ai bën përgjegjëse policinë e shtetit dhe partinë socialiste.

“Drejtorin e policisë së shtetit vetëm detyrën e zbatimit të ligjit nuk e ka. Jam i bindur që në polici shumica e tyre duan të vazhdojnë punën edhe pas 26 qershor. Nuk kanë arsye të jenë të detyruar ndaj politikanëve, trafikantëve. Detyra e tyre e parë ëshstë ndarja e policisë me krimin e politikën. Është e qartë që ka një lidhje, në Lezhë, ne Berat, në Shkodër e disa zona tjera. Çdo shef komisariati do jetë përgjejgjës jo vetëm për shkelje të ligjit, rrezikon të dënohet nga 1-5 vjet burg, por edhe nga mosveprimet në favorizim të grupeve kriminale. Janë të turpshme ngjarje të tilla, e të mos ketë distancime të prera nga forcat politike të përfshira në këtë atmosferë dhune, qytetarët e kuptojnë se kush ka frikë nga vota e lirë dhe nga verdikti. Meta, Ramas e Basha kanë vetëm një votë sic do qytetar i vendit, ndaj duhet të heqin dorë nga cdo lloj presioni ndaj adminsiratës, policisë e kudo”, tha Meta për gazetarët. |newsbomb|

Komente