“Sfida e balenës blu” po merr jetë fëmijesh. Ja cfare na tregon një djalë

“Sfida e balenës blu”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë. Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?

“Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten. Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij. Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha Arjana Muça, psikologe.

Në një bisedim të shkurtër që patëm me një djal të moshës 14-vjecare, na tregoi një rast me shokun e tij. Ai shprehu se një shok i klasës e luan këtë lojë, por në vënd që ta gërvishi veten ai e vizaton me stilolaps balenën në trup, dhe ka arritur të kaloj shumë nivele.

I pyetur nga gazetari i AlbTimes, nëse e kishte provuar vetë këtë lojë, djali u shpreh: Po e kam luajtur por nuk jam budalla ta dëmtoj veten!

Prinder beni kujdes me femijet, kontrollojini!

 

Komente