PS gati të shkarkojë Ilir Metën

Përfshirja e presidentit Ilir Meta gjatë fushatës elektorale me komente e qëndrime të ashpra e herë herë me tone kërcënuese, do të përdoren shumica socialiste për të ndërmarrë shkarkimin e tij. Është numri dy i PS Taulant Balla i cili ka konfirmuar hedhjen e këtij hapi.

Taulant Balla: Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!

Juristët e grupit parlamentar socialist bashkë me disa prej anëtarëve të komisionit të ligjeve, kanë nisur hartimin e kërkesës drejtuar kreut të kuvendit për ngritjen fillimisht të një komisioni hetimor që do ti parapri raportit me propozimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Nuk vonoi reagimi presidentit me një ton të fortë paralajmërues e kërcënues në adresë të socialistëve.

Meta: Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!

Televizioni Top Channel pyeti Presidencën se çfarë është dekreti për mbrojtjen e republikës por përgjigja e dhënë ishte se “ne kemi folur shqip”. Qëndrimin e Presidentit Meta, e amplifikoi edhe zëdhënësi i tij, që shkruante në Facebook. “Tao Tao AFROHU AFROHU! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë! Po cfare është dekreti per mbrojtjen e Republikës. Thuhet se presidenti kërcënon qe te mos njohe zgjedhjet, por një lëvizje e tille nuk është konfirmuar. Reagimi te fundit nga Presidentit Taulant Balla i dha këtë përgjigje.

Taulant Balla: Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!

Tentativa e radhës për të shkarkuar presidentin Meta nuk është një rrufe në qiell të hapur lëshuar nga Taulant Balla. Ishte kryesocialisti Rama i cili nga studio e emisionit Open në TopChannel, javën e shkuar paralajmëroi shkarkimin e presidentit.

Rama : Ose të dorëhiqet ose do ta shkarkojmë ne.

Në fillim të Prillit presidenti Ilir Meta bëri një premtim publik që e përsëriti shpesh herë gjatë fushatës.

Por së fundmi Presidenti ndryshoi mendim duke thënë:

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE”.

 

/Top channel/

Komente