Pronarët e Interit bindin De Biasin, pas Izraelit gati largimi

Grupi i biznesmenëve kinezë që kanë në pronësi Interin, Suning, ka gati një ofertë tunduese për trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Nuk bëhet fjalë për t’i besuar pankinën e Interit, pasi tashmë në krye të skuadrës është Spalleti, por për një ekip tjetër që ata kanë në pronësi, Jiangsu Suning, skuadër e Superligës së Kinës.

Mediat italiane shkruajnë se drejtori sportiv i përbashkët i Interit dhe Jiangsu Suningut, Valter Sabatini, dëshiron të ketë një trajner italian në krye të skuadrës kineze.

De Biasi pritet që të largohet nga Shqipëria pas ndeshjes me Izraelin, kur edhe do të japë dorëheqjen për të filluar aventurën kineze, që pritet të sjellë edhe përfitime të mëdha për trajnerin.

Komente