Një tjetër largim nga rradhët e PD i bashkohet LSI-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës, Moisi Meminaj bashkohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Largimin nga radhët e PD dhe kalimin zyrtarisht te LSI, Meminaj e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku shkruan “Me Presidentin”, ndërkohë që shihet me Ilir Metën.

Lidhur me këtë kalim të tij ai i është përgjigjur interesit të mediave, duke e cilësuar si një vendim të vështirë.

Meminaj thotë se pasi u hoq si kryetar i PD në Vlorë një vit më parë, u detyrua të anëtarësohet tek LSI dhe për këtë veprim ka marrë mbështetjen e Ilir Metës.

Gjithashtu ai ka thënë se edhe demokratë të tjerë nga fshati Trevëllazër, i janë bashkuar LSI, për shkak se janë ndier të papërfaqësuar.

Komente