Ndodh edhe kjo, me 100 pikë dhe nuk shpallet kampion

Çdo skuadër që arrin kuotën e 100 pikëve, jo vetëm që shpallet kampione, por thyen edhe rekorde.

Por, në kategoritë inferiore të Anglisë, atje ku kampionati ka 24 ekipe, ndodh që edhe me kaq pikë mund të mos jesh në krye të tabelës.

Në “Southern Premier” (kategoria e 7-të), King’s Lajan Taun ka 100 pikë dhe ka shënuar 99 gola, por sërish mund të mos mjaftojë për t’u ngjitur në “National League South”. Sepse skuadra që kryeson, Herefordi ka 113 pikë.

Komente