Montella shkarkohet nga drejtimi i Milanit, në vend te tij vjen Gattuso

Milani e ka shkarkuar Vincenzo Montellan nga posti i trajnerit dhe e ka zëvendësuar atë me Gennaro Gattuson.

Posti i Montellas ka qenë vazhdimisht i kërcënuar si pasojë e rezultateve të dobëta të skuadrës, ndërsa pas barazimit ndaj Torinos, klubi e ka liruar nga detyra.

“Milani bën të ditur se e ka shkarkuar Vincenzo Montellan nga posti i trajnerit të ekipit të parë”.

“Posti i trajnerit i është besuar Gennaro Gattusos, i cili e braktis postin e trajnerit të Primaveras dhe ia urojmë dëshirat më të mira”, thuhet në një njoftim të klubit të postuar në Twitter.

Komente