Milani turpërohet, Benevento merr pikën e parë, shënon portieri në minutat shtesë (golat)

Në stadiumin “Ciro Vigorito” të Beneventos u zhvillua ndeshja Benevento – Milan, e cila në fund të takimit rezultoi fatale për ekipin nga Milano.

Ndeshja e parë e Gatussos në krye të stolit nuk nisi dhe aq mirë, pasi ekipi i tij barazoi në fund të takimit.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan të besuarit e trajnerit Genaro Gatusso, i cili merr pikën e parë si trajner i ri i Rosonerrëve.

Iu deshën 38 minuta që të kuqezinjtë të mposhtën skuadrën e Beneventos. Ishte Giacomo Bonaventura që shënoi gol me kokë pas një rrëmuje të krijuar në zonën e ekipit të Berat Gjimshitit dhe Ledian Memushajt.

Deri në fund të pjesës së parë më nuk pati ndonjë rast që vlen të theksohet dhe në këtë formë 45 minutshi i parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve.

Festa e Giacomo Bonaventuras
Por, në pjesën e dytë shtatë herë kampionët e Evropës u befasuan nga ekipi që nuk kishte ende një pikë në ligë, ku luajnë dy reprezentues shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj.

Ishte minuta e 50 e ndeshjes kur sulmuesi anësor i vendasve George Puscas arriti të realizoi gol për të barazuar gjithçka në ndeshjen e xhiros së 15 të ligës elitare italiane.

Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm shtatë minuta pasi Nikola Kalinic shënoi për epërsinë e dytë të Milanit. Kroati u asistua nga mesfushori italian Jack Bonaventura.

Në të 75 minutë mysafirët mbeten pa një lojtar në fushë pasi që Alesio Romagnoli mori kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin.

Kur pritej të përfundonte ndeshja, në minutën e pestë të kohës shtesë shënoi gol me kokë portieri i Beneventos, Alberto Brignoli, i cili edhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas kësaj, Milan zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore me 24 pikë ndërsa Benevento fiton pikën e parë në këtë sezon.

Komente