Microsoft shkurton mijëra vënde pune

Bordi i Microsoft deklaroi këtë javë se do të shkurtojë mijëra vënde pune në botë.

Microsoft pritet të largojë mijëra punonjës në mbarë botën, një lëvizje e cila shihet si përpjekje për të riorganizuar fuqinë e saj të shitjes.

Sipas burimeve të TechCrunch, ndryshimet e reja do të bëhen të ditura gjatë kësaj jave. Riorganizimi vjen si rezultat i ndryshimit të lidershipit.

Ekzekutivët Judson Althoff dhe Jean-Philippe Courtois morën drejtimin e divizioneve të shitjeve dhe marketingut pas largimit të Kevin Turner verën e kaluar.

Ristrukturimi do të sjellë shkrirjen e njësisë për konsumatorët sipërmarrje dhe divizioneve SME. Korriku përkon me periudhën kur Microsoft publikon raportin financiar vjetor dhe është momenti kur kompania publikon vendimet më të rëndësishme të saj.

Vitin e kaluar Microsoft largoi 2,850 punonjës. Në Korrik të 2015-ës kompania largoi 7,800 punonjës si rezultat i dështimit të marrëveshjes 7.6 miliard dollarëshe të Nokia.

Komente