Meta: Së shpejti e vërteta e 25 qershorit

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka qenë pasditen e së premtes në Durrës, ku ka falenderuar votuesit e LSI-së.

Por përveç falenderimeve Meta ka rezervuar edhe një mesazh, që shkon përtej votuesve të partisë së tij.

“Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 Qershorit. Votuesit heroikë të LSI-së shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Krenar që kam punuar me ju”, ka thënë Meta.

Në këtë takim ish-kryetari i LSI shoqërohej nga deputeti i qarkut të Durrësit, Lefter Koka. |Top Channel|

Komente