“Luftë” në Hamburg kundër G20

Një stacion policie është djegur së bashku me disa ndërtesa tjera në qytetin gjerman Hamburg, ku krerët botërore do të mbajnë bisedime gjatë ditës së sotme.

Policia gjermane ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm stacioni i policisë është bërë cak i sulmuesve të dhunshëm, përderisa mijëra policë vërshojnë rrugët e qytetit për të mbikëqyrur protestat.

Kjo vjen pasi Bild ka raportuar se janë lënduar 111 policë në përballjet mes policisë dhe protestuesve, në marshin e quajtur “Mirë se vini në Ferr”.

Këtë mëngjes policia e Hamburg-ut ka përdorur ujin për të pastruar një bllokadë protestuesish para hapjes së samitit.

Policët kohë pas kohe kanë përdoruar ujin, gazin lotsjellës e shkopat në përballjet me protestuesit e dhunshëm. Rreth 100 mijë protestues anti-kapitalistë priten që të dalin në qytet sot.

Veturat e djegura janë dëshmi për dhunën para bisedave. Policia besojnë se rreth 8 mijë protestues janë të gatshëm që të bëjnë gjëra të dhunshme. Mbrëmë rreth 70 persona ishin lënduar.

Rreth 20 mijë policë nga e gjithë Gjermania janë dërguar në rrugët e Hamburg-ut. Ata do të përballen me rreth 100 mijë protestues.

CNN ka raportuar se qyteti është ndezur zjarr, dhe tymi ka mbështjellë qiellin e Hamburgu-t, teksa autoritetet kanë raportuar se janë përdorur koktej molotovi për të shkaktuar këtë gjendje.

Komente