Kush është Sin Boy, reperi shqiptar që po kor sukses në Greqi

Sin Boy, emri i vërtetë i të cilit është Agustin Gega, është një reper grek me origjinë shqiptare nga qyteti i Beratit.

Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshën 18-vjeçare, ku tregon se ishte pikërisht burgu që e frymëzoi të shkruante tekstet e veta. Pavarësisht se në Shqipëri nuk është shumë i njohur, Sin Boy është tepër i famshëm në Greqi, falë disa projekteve muzikore si “Mana,” “Gang,” “High,” dhe “Sentelo”.

Para se të bëhej i famshëm, Sin Boy kishte zgjedhur kanalin e “Youtube” për të shpërndarë muzikën e tij. 24-vjeçari ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë edhe në Shqipëri dhe artisti ka zgjedhur shtëpinë diskografike “Zzapnchriss” për të bashkëpunuar.

Rina dhe Sin Boy kanë bashkuar fuqitë për “Gigi”, ku ky i fundit ka zgjedhur të këndojë në gjuhën greke, ky projekti numëron me mbi 40 milion klikime.

Komente