Kukësi humbet në Moldavi, por ka shanse për kualifikim

Një penallti e kthyer në gol në minutën e 79, ka bërë që Kukësi të dalë i mundur nga takimi i parë në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol, megjithatë kualifikimi për në raundin e ardhshëm të Champions League mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit.

Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar një ndeshje relativisht të mirë, por nuk mundën të paktën të mbanin një barazim në Moldavi.

Ndeshja u dominua nga Sheriff Tiraspol, të cilët goditën edhe dy herë shtyllën në pjesën e parë, por edhe Kukësi u shfaq disa herë rrezikshëm në portën kundërshtare.

Megjithatë, deçizive në këtë takim rezultoi minuta e 79, kur Sheriff Tiraspol fiton një 11-metërsh dhe Badibanga e ktheu në gol.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave. |top channel|

Komente