Ja genocidi grek dhe vuajtjet që kaluan çamët

Kanë kaluar mbi 70 vjet nga masakra greke ndaj çamëve autoktonë në trojet e tyre, ku u vranë qindra shqiptarë e përzunë me dhunë nga banesat e tyre vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Të dhëna nga arkiva e shtetit bëjnë me dije se vetëm në fshatrat Gardhiq, Dragoni, Kaninë e Karbunarë u vranë mbi 600 tregtarë, bujq e familjarë të tyre ndër ta 150 gra e fëmijë.

Mbi 400 të tjerë në Filat e katundet përreth, prej tyre ishin 150 tregtarë.

Shteti i atëhershëm Shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroj si nënshtetas shqiptarë të gjithë komunitetin çam, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Çamëri.

Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë dhe nuk ndërmjetësoj që kjo popullsi shqiptare të kthehej sërisht në shtëpitë e tyre.

Ky është një ndër gjenocidet më të ashpra ndaj shqiptarëve, por për të cilin nuk ka asnjë vendim apo qoftë edhe një kërkesë falje nga shteti grek.



Komente