Icardi tek Chelsea së bashku me Sarrin

Mauro Icardi është zgjedhja kryesore e Chelseat për sulmin dhe ata mund të paguajnë klauzolën e lirimit prej 110 milion euro, pretendon.

Lajmi i faqes së parë të së mërkurës në gazetën italiane Corriere dello Sport sugjeron se Sarri ka identifikuar argjentinasin si përforcim ideal për sulmin e tyre. Trajneri italian e kishte kërkuar tashmë argjentinasin sa ishte në krye të Napolit, por nuk mundi të përmbushë çmimin e kërkuar, i cili në atë kohë ishte 100 milionë euro.

Icardi tani ka një klauzolë lirimi në kontratë, e vlefshme edhe vetëm për disa javë gjatë verës ndërsa për klubet jashtë Italisë kap shifrat e 110 milionë eurove.

E gjitha varet nëse Sarri do të punësohet në Chelsea, e cila nuk është aspak e sigurt pasi që po kërkojnë tetë milionë euro për largimin e tij, ani pse tashmë Napoli ka si trajner Carlo Ancelottin.

Icardi deri tashmë ka shënuar 110 gola në vetëm 190 paraqitje në të gjitha garat për Interin.

Ai këtë sezon ishte golashënuesi më i mirë në ligën elitare italiane së bashku me Ciro Immobilen e Lazios që kanë realizuar secili nga 29 gola.

Komente