I punon vetëm mami por Xhisiela disponon makinë të shtrejtë dhe syze Versace

Xhisiela Maloku është ndaluar nga gazetarët, të cilët i kanë kërkuar të flasë në lidhje me tritolin e shpëthyer në shtëpinë e saj gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas saj, tritolin e ka vendosur opozita.

“Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Por s’do largohem nga Shqipëria”, tha ajo.

Ajo shprehet gjithashtu se nuk ndihet e kërcënuar nga askush dhe se ka folur me të afërmit e Rexhep Rrajës pasi shpëtheu tritoli në shtëpinë e saj.

“Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet”, vijoi ai.

Nga verifikimet e bëra rezulton se makina Peugeot 208 që drejton Xhisiela kushton të paktën 8 000 euro në treg kurse syzet janë të markës Versace edhe pse ajo ka deklaruar se në familje i punon vetëm mami.

Komente