Hysaj vendos për të ardhmen e tij, ja ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes. Ai ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Napoli.

Gjatë këtyre muajve ka pasur zëra se Hysaj po kërkohet nga Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United.

“A do të qëndrojë Hysaj te Napoli? Besoj që po. Gjendem shumë mirë aty. Tifozët janë fantastikë, qyteti është shumë i bukur”, ka deklaruar Hysaj gjatë konferencës për media para ndeshjes me Izraelin.

“Besoj që do të qëndroj, me shpresën se do të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm dhe më pas do të flasim sërish”, ka theksuar Hysaj, i cili ishte titullar i padiskutueshëm te Napoli.

Komente