Higuain transferohet tek Milani

Sky Sport shkruan se Gonzalo Higuain ka rënë dakord që huazohet nga Juventusi tek Milani.

Lajmi mendohet se do të konfirmohet brenda 24 orëve, ku 30-vjeçari fillimisht do të huazohet në San Siro.

Raportohet se sulmuesi do të huazohet një vit për 18 milionë euro ndërsa kuqezinjtë kanë mundësi ta transferojnë gjatë verës së ardhshme për një shtesë prej 36 milionëve.

E vetmja pengesë e mbetur, siç thuhet, ishte hezitimi i Higuain për të lëvizur në hua – veçanërisht pa detyrimin që Milani ta transferoj përfundimisht në sezonin e vitit 2019/20.

Megjithatë, pas bisedimeve të mëtejshme natën e kaluar dhe këtë mëngjes, besohet se frika e ish sulmuesit të Napolit është zbehur.

Si i tillë, Sky beson se marrëveshja mund të konfirmohet edhe më vonë sot, së bashku me këmbimin e propozuar mes Juve dhe Milanit të mbrojtësve Mattia Caldara dhe Leonardo Bonuccit.

Juventusi tashmë ka transferuar lojtarin më të mirë në botë Cristiano Ronaldon nga Real Madridi.

Komente