Gjykata Kushtetuese jashtë funksionit, mbetet vetëm me dy anëtarë

Gjykata Kushtetuese, gjykata më e rëndësishme në vend, është jashtë funksionit. Prej ditës së sotme ajo ka mbetur vetëm me dy anëtarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra këtë të enjte gjyqtarin Fatmir Hoxha. Nga 9 anëtarë që ka kjo gjykatë, 3 prej tyre: Sokol Berberit, Vladimir Kristos dhe Vitore Tushës u ka mbaruar mandati. Besnik Ymeri u largua duke dhënë dorëheqjen.

Nga 5 gjyqtarët e mbetur, 3 prej tyre: Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha janë shkarkuar nga Vetting-u.

Nga 9 anëtarë kanë mbetur vetëm kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari, por edhe këta të dy nuk e kanë kaluar ende procesin e Vetting-ut. Në këtë mënyrë, vetëm me dy anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese jo vetëm nuk shqyrton dot asnjë çështje, por as nuk pranon dot ankesa nga qytetarë apo institucione.

Komente