Gjermania kampione e botës (video)

Gjermania ka fituar edhe me ekipin e dytë në Kupën e Konfederatave, dhe në finale mposhti Kilin 1:0 për t’u shpallur kampione.

Gjermania edhe pse nuk e nisi shumë mirë takimin, arriti të shënonte gol në minutën e 20’ me anë të Lars Stindl, i cili shënoi pas një gabimi të kilianit Diaz.

Deri në fund të takimit të dy skuadrat kishin mundësi të shënon edhe të paktën nga një gol, por dështuan në finalizim.

Në këtë kampionat shumicën e ndeshjeve i luajti edhe Shkodran Mustafi, i cili ishte pjesë e kësaj kombëtareje edhe në vitin 2014.
Gjermania kështu pas Kupës së Botës në vitin 2014, arrin të fitojë edhe Kupën e Konfederatave, por kësaj radhe me ekipin e dytë.

Vendin e tretë e fitoi Portugalia, e cila më herët sot mposhti Meksikën 2:1.

Komente