Dhunohet taksisti në Vlorë

Një taksist i lincesuar është sulmuar duke u goditur me grushta. Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme në lagjen 24 maji në Vlorë.

Sipas policisë taksisti i dhunuar është Krenar Betaj.

Vetë taksisti thotë se është dhunuar nga një taksist i cili punon në mënyrë pirate.

“Ditë për ditë zihemi me taksixhinjtë piratë. Unë po rrija në makina, ai erdhi bashkë me djalin e tij dhe me goditën”, tha Betaj. /ora news

Komente