Douglas Costa rrezikon një dënim prej 5 javë dhe 100 mijë euro gjobë

Nga 3 deri në 5 javë penalizim dhe një gjobë që mund të shkojë deri në 100.000 euro për Douglas Costa i cili në ndeshjen kundër Sasuolos pështyu kundërshtarin e tij Di Francesko.

Nga 3 deri në 5 javë penalizim dhe një gjobë që mund të shkojë deri në 100.000 euro për Douglas Costa i cili në ndeshjen kundër Sasuolos pështyu kundërshtarin e tij Di Francesko.

Një gjest që përveçse i solli kartonin e kuq, e ka shndërruar në personazhin më të urryer sportiv të rrjeteve sociale.

Sigurisht që reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm pas ndeshjes duke kërkuar ndjesë, por ka qenë tepër vonë, figurat më të mëdha sportive të medias e kanë kritikuar po aq ashpër sa edhe tifozët e futbollit lojtarin e juventusit.

Sipas Kodit të Disiplinës së kampionatit italian ky gjest penalizohet nga 3 javë, por ka patur raste si i Mihajlovic në Champions League kur u dënua me 8 javë.

Komente