Ansi Agolli nuk grumbullohet në Kombëtare

Ansi Agolli nuk është grumbulluar me ekipin Kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë. Kjo duket se nuk e ka mërzitur atë.

“Nuk ka asnjë vend për diskutim në lidhje me mungesën time në Kombëtare”, ka thënë Agolli.

“Trajneri ka menduar që t’i japë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj që janë në pozicionin tim dhe kjo është gjë normale”.

“Kam pasur një bisedë me trajnerin dhe ai më ka konfirmuar besimin që ka te unë”, ka thënë shkurtimisht Agolli në lidhje me këtë çështje.

Shqipëria ndeshjen miqësore ndaj Turqisë do ta zhvillojë më 13 nëntor në Antalya

Komente