22-vjecari vritet me thikë për një karikues telefoni

Policia ka zbardhur shkakun e sherrit mes disa të rinjve në Tiranë ku I kushtoi jetën një 22 vjeçari me inicialet N.M.

Nga raportimet e para mësohet se sherri ka nisur mes viktimës dhe agresorëve për shkak të një karikusi celulari.

News 24 raporton se 22 vjeçari kishte blerë një telefon nga një prej agresorëve dhe kërkonte që ato ti jepnin edhe karikusin.

Mësohet se viktima fillimisht është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Dejvi Bitraj, 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi Eugen Bitraj, së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Komente